
Një aksident me pasojë vdekje është shënuar këtë të dielë në Seman të Fierit. Konkretisht aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Topojë.
Raportoet se një automjet tip “ Benz” është përplasur me një motomjet. Si pasojë, motomjeti ka përfunduar në kanal, ndërsa drejtuesi i tij, Vladimir Sema, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
64-vjeçari Vlafimir Sema ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ky aks rrugor gjatë verës ka një fluks të madh automjetesh që i drejtohen bregdetit dhe jo në pak raste aksidentet kanë qenë me pasoja fatale.
"Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A.M, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S..
Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën.
Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje