TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2024, 10:00

Tragjedi në Greqi, 3-vjeçari shtypet për vdekje nga dera e garazhit; arrestohen prindërit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedi në Greqi, 3-vjeçari shtypet për vdekje nga dera e
Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Aspropyrgos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një familje shqiptare në Aspropyrgos të Greqisë.

Një djalë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi u shtyp nga një derë garazhi.

I mituri menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spitalin Thriasio, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Lidhur me ngjarjen tragjike, efektivët e policisë arrestuan prindërit e 3-vjeçarit, një 39-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të dy shtetas të Shqipërisë, shkruan Protothema.

Sipas informacioneve të mediave greke, familja jetonte në një kamp në Aspropirgos.

aspropyrgos arrestohen prindërit

Lini një Përgjigje