
Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë protestuar edhe ditën e sotme duke bllokuar aksin e ri Thumanë-Kashar, pasi kjo rrugë nuk është e aksesueshme prej tyre.
Qytetarët kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre nëpërmjet autostradës së re edhe në këmbim të pagesës. Megjithatë kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhët prej kohësh tashmë gjë që ka detyruar banorët të dalin sërish në protestë.
“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët. Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues.
Ndërkohë që siç ka ndodhur dhe herët e tjera, qytetarët janë përplasur edhe me forcat e policisë për të hapur rrugën.
Lini një Përgjigje