TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2024, 12:01

Drejtori i Policisë: Durim Bami nuk është liruar në Dubai, ka vetëm ndryshim mase sigurie!

Shkruar nga Pamfleti
Drejtori i Policisë: Durim Bami nuk është liruar në Dubai,
Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp se ku foli për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, është pyetur edhe për lirimin të shumëkërkuarit në Dubai, Durim Bamit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  tha se i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Durim Bami nuk është liruar në Dubai, por ka një ndrysim mase sigurie në 'arrest shtëpie'.

Rrumbullaku tha se nuk ka lirim të tij dhe se Policia e Shtetit po punon me autoritetet në Dubai për arritjen e ekstradimit të Durim Bamit por edhe të personave të tjerë.

Gjithashtu Rrumbullaku bëri me dije se dy emrat e tjerë të njohur për drejtësinë shqiptare Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe janë ekstraduar në Shqipëri.

 

muhamet rrumbullaku durim bami

Lini një Përgjigje