
Reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para te mëngjesit të sotëm kanë rënë në pothuajse të gjithë territorin e qarkut të Korçës në lartësitë mbi 900 m.
Në rrethinat e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës dëbora ka rënë me intensitet të ulët deri në mesatar. Në Dardhë është regjistruar trashësia 20 cm ndërsa në zona të tjera 15 cm.
Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa problematika, por rekomandohet kujdes tek drejtuesit automjeteve duke përdorur goma dimërore dhe zinxhirë.
Aktualisht pa energji elektrike për shkak të stuhisë së mbrëmshme janë 384 familje, por grupet e punës së OSHEE, ndodhen në terren prej orëve të para të mëngjesit për të rikthyer energjinë.
Aktualisht ka një ndërprerje të reshjeve në Qarkun e Korçës, ndërsa temperaturat janë nën 0 gradë në disa zona. Gjatë natës temperaturat në zonën e Dardhës shkuan deri në -5 gradë.
Lini një Përgjigje