
Opozita ka vijuar me kundërshtimin e planit duke e quajtur atë projekt çnjerëzor dhe joefektiv.
“Evropa është me ne për emigrantët”. Kështu deklaroi Giorgia Meloni, e më pas e përsëriti Antonio Tajani. Qeveria jo vetëm që nuk do të bëjë një hap prapa për kampet në Shqipëri, por po përgatitet të rifillojë transfertat përtej Adriatikut ndoshta në mesin e janarit.
Ky vendim është përforcuar nga dy risi: vendimi i Gjykatës së Kasacionit i 19 dhjetorit, i cili njeh të drejtën e qeverisë për të krijuar listën e vendeve të sigurta në bazë të të cilave jepet azili, dhe transferimi, nga 11 janari, i juridiksionit mbi vlefshmërinë e paraburgimet nga gjyqtarët e seksioneve, të cilët deri tani i kanë refuzuar, në Gjykatat e Apelit.
Por nga ana tjetër, opozita ka vijuar me kundërshtimin e planit duke e quajtur atë projekt çnjerëzor dhe joefektiv.
“Mjaft me këtë projekt çnjerëzor, joefektiv, shpërdorues, mjaft me këtë propagandë të paguar nga italianët. Meloni stop”, deklaroi Elly Schlein, sekretare e Partisë Demokratike.
Cila është strategjia
Menaxhimi i fluksit mbetet në qendër të aktivitetit të qeverisë. Ajo u diskutua në samitin e thirrur nga kryeministrja me ministrat e Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, të Brendshëm, Matteo Piantedosi, të Mbrojtjes, Guido Crosetto, të Çështjeve Evropiane, Tommaso Foti dhe nënsekretarin e presidencës Alfredo Mantovano.
“Gjithashtu në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës së Kasacionit samiti përsëriti synimin e tij të vendosur për të vazhduar punën, së bashku me partnerët e BE-së dhe në përputhje me konkluzionet e Këshillit Evropian të 19 dhjetorin e kaluar, mbi të ashtuquajturat “zgjidhje novatore” për fenomenin e migracionit”, shkruhej në reagimin e qeverisë pas mbledhje.
Nga ana tjetër, Tajani është edhe më i drejtpërdrejtë, duke theksuar se do të vijojnë të ecin përpara me këtë nismë.
“Ne do të ecim përpara për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore, për të respektuar rregullat e komunitetit. Zgjidhjet inovative janë vlerësuar dhe vlerësohen nga vende të tjera”, shprehet ai.
Çfarë thotë Opozita?
Qendrat aktualisht të zbrazëta të Shëngjinit dhe Gjadrit do të funksionojnë plotësisht, siç e kishte premtuar Meloni me pasion gjatë festës së Atreju. Samiti shërben për të regjistruar strategjinë për të mos e modifikuar në thelb atë.
“Nëse dikush vazhdon të mbajë samite për të demonstruar dobinë e diçkaje, do të thotë se kjo gjë nuk funksionon”, provokon Matteo Mauri, kreu i Sigurimit të Partisë Demokratike. Avs dhe M5s ftojnë gjithashtu qeverinë që të "marrë parasysh dështimin".
Carlo Calenda, drejtuesi i Action, bën llogaritë e veprimeve të Melonit : “Problemi me operacionin Albania është se nuk funksionon. Edhe pa ndërhyrjen e gjyqtarëve, sot në ato qendra do të strehonin 18 emigrantë”./Përshtati “Pamfleti nga “Corriere Della Sera”
Lini një Përgjigje