TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 22:57

“Çdo rrjet social ka problemet e tij”, kreu i 'Acromax' sqaron pasojat e mbylljes së TikTok

Shkruar nga Pamfleti

“Çdo rrjet social ka problemet e tij”, kreu i

Kreu i Acromax, Aldor Nini ka deklaruar se se TikTok nuk është një rrjet social më problematik se rrjetet e tjera sociale që përdoren rëndom.

Ai shpjegoi se TikTok njësoj si rrjetet e tjera sociale ka filtra për videot problematike apo adresat e hapura nga minorenë poshtë moshës 13 vjeç.

Nga monitorimi i mijëra videove që bëjmë përditë, problematika ka si në sistemin e You Tube që ka shortsa, si në Instagram me reellsa ashtu edhe në TikTok te pjesa e videove që nuk vijnë nga persona që ne i bëjmë follow por ato që TikTok i sugjeron në mënyrë të rëndomtë. Si platformat e tjera që ndalojnë videot problematike edhe TikTok ka filtra; në 3 mujorin e dytë të 2024 TikTok ka ndaluar 14 mijë video shqiptare problematike, në mënyrë automatike. Këto 14 mijë video sipas statistikave, kanë përfaqësuar 91 për qind të videove problematike, 9 për qind nuk janë kapur automatikisht, ajo që shohim ne është ai 9 për qindëshi”, tha ai në emisionin Now në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje