
Gazetari Sokol Bregu tha se për shkak të rrjeteve sociale ka patur tragjedi në vend dhe përmendi edhe rastin e një nëne me 4 fëmijë që vrau veten në Durrës pasi nuk i hiqnin një foto në TikTok.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se platforma TikTok nuk pranon asnjë rregullim pas ankesave.
“Për shkak të rrjeteve sociale ne kemi patur tragjedi të vjetra në Shqipëri, por po i lëmë mënjanë. Në 6 janar të këtoj viti një grua nënë e 4 fëmijëve vrau veten në Durrës. Ajo prej një viti kishte bërë një denoncim në dejtorinë e policisë në TikTok me një foto ku e konsideronin si të përdalë dhe e kishin kthyer në objekt sulmi nga të gjithë banorët.
Kjo pati zhurmë të madhe në Shqipëri. Pas kësaj kishte një vizitë në Mynih te selia e TikTok për pastaj erdhi këtu drejtori për Evropën Juglindore, takon në zyrë ministrin e Brendshëm Taulant Balla ku shpjegohet se për shkak se kemi pak përdorues nga Shqipëria, se gjuha shqipe është e vështirë etj i tha se dua një vit kohë për t’i rregulluar të gjitha këto. U pa si gjysmë marrëveshje nga korriku, ndërkohë që AMA deklaron se ka një marrëveshje personale me TikTok ku mund të heqë disa video. Pra kishte një marrëdhënie, por nuk u ndërhy. Ne jemi i vetmi vend në Evropë ku TikTok nuk pranon asnjë rregullim”, tha ai.
Lini një Përgjigje