TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 22:14

Protesta e opozitës, shkon në 30 numri i të shoqëruarve në polici

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, shkon në 30 numri i të shoqëruarve

Policia ka shoqëruar nëpër komisariate afro 30 protestues të opozitës. Sot PD bllokoi akset rrugore të Tiranës, ku nuk munguan as incidentet. Gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, policia ka shoqëruar shumë pjesëmarrës në këtë tubim. Mësohet se afro 16 persona janë shoqëruar vetëm në komisariatin numër 6.

Polica disa herë i paralajmëroi protestuesit me megafon se bllokimi i rrugëve përbën shkelje penale dhe për këtë arsye kanë nisur shoqërimet dhe procedimet.

Ndërkohë incidenti më i rëndë sot ishte humbja e ndjenjave nga deputeti i Agron Gjekmarkaj, i cili akuzon policinë për dhunë.

Lini një Përgjigje