
Analisti Frrok Çupi duke komentuar protestën e sotme të opozitës, ai theksoi se kjo situatë tregon qartë vdekjen e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për “ABC News”, Çupi ka theksuar se PD ka qenë gjithmonë e dhunshme në opozitë, madje dhe në pushtet ka qenë akoma më shumë e dhunshme.
“E gjitha kjo mund të quhet me pak fjala vdekja e një partie. PD i erdhi fundi i saj me një grusht njerëzish. Kjo është Partia Demokratike, gjithë jetën e saj e kreu në dhunë. Nuk ka asnjë ide tjetër Partia Demokratike, tjetër gjë çfarë kanë shprehur njerëzit. Ajo është e dhunshme edhe kur është në proces, madje është më e dhunshme në pushtet.
Ndërsa kur është në opozitë dhe sidomos tani, një opozitë me grusht njerëzisht, që presin të shkojnë në burg. Militantë që i përdorin me top për të shkuar në burg. Këta i sulen publikut dhe e vetmja ide që kanë është ti ngelin në dorë policisë. Këta i kanë veprat penale shumë më të rënda seç shfaqjen”, tha ndër të tjera analisti.
Lini një Përgjigje