
Përplasje mes policisë dhe protestuesve në disa zona....
Policia ka vendosur të ndërhyjë për të zhbllokuar qarkullimin rrugor. Opozita që prej orës 17.00 ka bllokuar 5 pikat kyçe, ndërkohë që pas afro një ore forcat e policisë kanë nisur të veprojnë.
Te “Pallati me Shigjeta” dhe te sheshi “Uillson”, forcat e rendit po përplasen me militantët. Policia po tenton të zhvendosë protestuesit me qëllim lirimin e qarkullimit.
Në një moment policia pati përplasje edhe me deputeten Erisa Xhixho dhe demokratin Enno Bozdo.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi akuzoi policinë se po tenton të pengojë opozitën. Ai bëri thirrje që policia të heqë dorë nga një skena ri tillë.
Sipas tij, qytetarët po protestojnë në mënyrë paqësore dhe polica po nxit tensione. Ndërkohë mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa protestues.

“Protesta është një e drejtë kushtetuese. Nuk mohohet as nga nipi i Enver Hoxhës as nga ushtari në krye të policisë. Po tentohet të dhunohen qytetarët duke shkelur të drejtën për të protestuar. Sa herë ka thirrje 'Rama ik' ka agresivitet ndaj qytetarëve. Ju e shihni që asnjë protestues nuk po kryen veprime të dhunshme”, tha Bardhi.

Përplasje të forta ka pasur edhe te Rruga e Elbasanit, ku deputeti Flamur Noka është përplasur me efektivët. Madje ai ka tentuar të sulmojë shefin e komisariatit nr.1 duke bërë që të shtyhet disa herë me protestuesit. Noka dëgjohet t’i drejtohet me fjalët “kriminel”.
Lini një Përgjigje