TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 21:35

Mbyllja e “Tik-Tok”, Lubonja: Hipokrizi e Ramës, thotë se po mbron fëmijët por vrasësit i bën deputetë!

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e “Tik-Tok”, Lubonja: Hipokrizi e Ramës, thotë se

Analisti Fatos Lubonja, duke analizuar vendimin e qeverisë për mbylljen e Tik Tok, tha se Rama po e përdor vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani, si sebep për të mbyllur këtë rrjet social.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lubonja theksoi se me këtë vendim Rama kërkon të duket sikur po mbron fëmijët nga krimi, ndërkohë që vetë i promovon vrasësit dhe i bën deputetë.

"Varet se çfarë njeriu ke krijuar ti që të gjejë pastaj te celulari Tik Tokun dhe këto apo ato gjëra të tjera. Çfarë njeriu ke formuar dhe sa ke punuar për të formuar këtë njeri që të shkojë te filozofët, historia, e me rradhë?  Kjo është një gjë dhe këtu duhet të reflektojë një kryeministër. E dyta, në lidhje me atë që Tik Tok është shoku rrugaç që na mëson, “më thuaj me të cilin rri të të them cili je”, kjo aplikohet për të gjithë. Edhe për vetë kryeministrin mund të aplikohet.

Nëse krimi vjen nga Tik Tok, siç është vrasja e fëmijës që u përdor për sebep për ta mbyllur, duhet të shohim se çfarë ka bërë për të luftuar krimin vetë shteti, qeveria. Shoh që aty krimi po lulëzon në tërësi. Modeli i atyre që vrasin dhe presin, të fortëve, është modeli se si qeveriset Shqipëria. Këtu ka një hipokrizi të madhe, ku thuhet se po ju ndihmoj që fëmijët tuaj të mos bëhen vrasës, ndërkohë që vrasësit i ke promovuar dhe i ke bërë edhe deputetë.

Më shumë besoj versionin, ose është për të shmangur vëmendjen, mos harroni që ky njeri që flet për këta, i vlerësonte ministrat me sa like keni bërë ju. Një qeveri që e mat punën një ministri me like. Këtu ka hipokrizi të madhe ndoshta është ajo teza, që është fjala më shumë para fushatës elektorale, për të mbyllur një rrjet që nuk e kontrollon dot, ose që e ka thartuar për ndonjë gjë dhe i gjen sebepin e këtij "fëmijët", që nuk paskan patur as Tik Tok fare.

Ne në Shqipëri i marrim si të dhëna të padiskutueshme ato gjërat që dëgjojmë nga mediat perëndimore. Verisonin e Rumanisë, të manipuluar nga Putin nëpërmjet Tik Tok. Këtej nga jam unë, që ndjek gazetarë të shumëllojshëm, e quajnë një skandal atë që ka ndodhur në Rumani. Pra, kur nuk më pëlqen mua ai që fiton, unë nuk e lë të vijë në pushtet. Ai sebepi që është Rusia, u përdor edhe për Trump kur fitoi me Clinton. Këtu ka ardhur puna që edhe Macron, megjithëse ka humbur dy herë nuk ikën.

Në Rumani ka shumë që janë kundër luftës, ai që ka fituar është kundër luftës, problematik është edhe ai, por sipas të dhënave që shoh unë, ai ka fituar, por ndalimi me gjykatë kushtetuese, është si gjykata jonë kushtetuese", tha Lubonja.

Lini një Përgjigje