TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 22:23

Iljazaj i ashpër: Pa incidentin e Gjekmarkajt, protesta nuk do kishte lajm

Shkruar nga Pamfleti

Iljazaj i ashpër: Pa incidentin e Gjekmarkajt, protesta nuk do kishte lajm

Analisti Ervis Iljazaj komentoi mosbindjen civile të opozitës sot në Tiranë.

Sipas Iljazajt, pa incidentin e deputetit Agron Gjekmarkaj, protesta e PD do kalonte në heshtje pasi nuk arriti asgjë.

Nëse Gjekmarkaj nuk do kishte atë ndodhi që kishte, sot protesta nuk do kishte lajm, të paktën lajm politik. Në kuptimin e mesazhit që dha, në kuptimin e pjesëmarrjes, kreativitetit. U bënë disa kohë që PD organizon protesta të njëjta, pashë një pjesëmarrje të ulët, e vetmja risi ishte pjesëmarrja e Berishës. Nëse lajtmotivi i protestës ishte realizimi i qeverisë teknike, me këto lloj protestash kam përshtypjen që PD dhe opozita nuk e arrijnë dot. Nuk ka një forcë popullore pjesëmarrëse aktive sa të detyrojë qeverinë që të shkojë drejt saj”, tha Iljazaj në emisionin Now në “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje