TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2024, 08:44

Radhët e gjata të emigrantëve në Kakavijë, mediat greke: Situata do të ndryshojë vetëm me anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Shkruar nga Pamfleti

Radhët e gjata të emigrantëve në Kakavijë, mediat

Mediat greke kanë shkruar lidhur me situatën në pikën doganore të Kakavijë ku ka radhë të gjata pushuesish.

Në këto ditë festash një numër ui madh emigrantësh shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, kthehen në atdhe pranë familjeve të tyre për të festuar. Por çdo vit hasen me problematikën e njëjtë që është ajo e radhëve të gjata dhe pritjes.

Mediat greke ‘justifikojnë’ këtë fenomen të pazakontë me faktin që Shqipëria nuk është anëtare e BE-së.

“34 vite e njëjta radhë, i njëjti fenomen në vendkalimin e Kakavijës. E njëjta rrëmujë e zezë. Për grekët dhe shqiptarët.

Teksa po kthehen për disa ditë, për pushime, për të kaluar bukur në vendet e tyre Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, shajnë në pikën kufitare.

Punonjësit e palës greke i shqetësojnë më shumë në sportele.

Mediat, nga të dyja anët, numërojnë kilometrat e makinave në radhë. Ata nuk marrin parasysh përgjegjësitë. Ata e paraqesin situatën me një lajm të thjeshtë dhe titull klishe. Rutinë.

Besojmë se kjo situatë do të ndryshojë vetëm me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Çështja e radhës do të zgjidhet. Pritja e gjatë e paduruar”, shkruan media greke epimenoume.gr.

 

Lini një Përgjigje