
Spahia u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.
Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që ai thërritet në SPAK, pasi pothuajse 2 muaj më parë, Spahia u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dihet arsyeja përse Spahia është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë se më 26 Mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 Kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 Majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.
Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje