TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2024, 22:24

Debati për xhaminë e Namazgjasë, Lubonja akuza përfaqësuesve të KMSH: Ju ka tredhur pushteti i Ramës dhe Erdoganit

Shkruar nga Pamfleti

Debati për xhaminë e Namazgjasë, Lubonja akuza

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24 ku është debatuar lidhur me mungesën e drejtuesve të KMSH në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë, tha se mënyra se si flasin drejtuesit e Komunitetit janë të tredhur nga pushteti i Edi Ramës dhe Erdoganit.

Lubonja tha se politika ka hyrë në një komunitet fetar dhe kjo tregon se s’ka autonomi.

Po vendos Edi Rama dhe Erdogan për një komunitet fetar në Shqipëri. Një komunitet, me gjithë këto kulla milionëshe, kjo xhamia ka kushtuar 40 mln euro, po si ka mundësi që ky komunitet nuk gjen dot megjithë këto besimtarë fondin për ta ndërtuar vetë këtë xhami”, tha Lubonja.

Reagimi i Lubonjës ka ardhur  ndaj Taulant Bicit, nënkryetarit të KMSH-së.

 

Lini një Përgjigje