TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2024, 22:14

Rama shkon nesër në Hungari, marrëveshjet që priten të firmosen me kryeministrin Orban

Shkruar nga Pamfleti

Rama shkon nesër në Hungari, marrëveshjet që priten të

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Hungarisë ku do të takohet me homologun e tij Viktor Orban.

Gjatë vizitës zyrtare pritet që mes dy kryeministrave të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi.

Rama do të takojë kryeministrin hungarez Viktor Orban, ndërsa mësohet se do të nënshkruajë një marrëveshje në sektorin e Bujqësisë.

Kujtojmë se Rama ka qenë dhe tri vite më parë në Budapest, ku kanë diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje