
Ish kreu i KMSH, Skënder Bruçaj ka folur sot në lidhje me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë nga presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Edi Rama.
I ftuar në "Syri tv", Bruçaj tha se xhamia e madhe është ndërtuar me fondet e qytetarëve turq dhe jo me fondet e shtetit turk duke shtuar se nuk ishte e hijshme që politika u fut në këtë përurim të xhamisë.
"Dëshira e KMSH për të ndërtuar një xhami të madhe ishte që në vitin 1938 por nuk kishim mundësie ekonomike më pas erdhi leja në vitin 2012 leja për të ndërtuar xhaminë. Në 2014 isha kreu i KMSH dhe leja e ndërtimit mu dorëzua mua dhe ishim të lirë për të gjetur donator.
Ne kishim një marrëveshje me Komunitetin Mysliman të Turqisë që do të ndërtohet Namazgjaja dhe donatorët mblodhën rreth 10 milionë dollarë. U zgjodh që ndërtimi i asaj xhamia të bëhej me fondet e KMT dhe me paratë e turqve dhe marrëveshja ishte ndërtoje xhaminë dhe dorëzoje.
Ajo fjalë që u mbajt më shumë ishte për publikun turk se sa për besimtarët në vendin tonë por nuk është e hijshme që u fut politike në këtë përurim të xhamisë. Fjalimet ishin jashtë kontekstit dhe në vitin 2014 kur unë u largova nga kreu i KMSH xhamia ishte 95% e përfunduar", tha Bruçaj.
Lini një Përgjigje