TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2024, 22:10

“Erdogan na çliroi nga pushtimi”, Lorenc Vangjeli: Një ushtri e heshtur po vepronte për të marrë pushtetin!

Shkruar nga Pamfleti

“Erdogan na çliroi nga pushtimi”, Lorenc Vangjeli: Një

Analisti Lorenc Vangjeli, pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan, u shpreh se duhet të jemi falënderues për këtë vepër të shtuar.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Sipas tij, Erdogan kishte të drejtë kur tha ‘arkitektura osmane’ ka dhe të drejtë të thotë që është xhamia më e madhe në Ballkan, por analisti thotë se çështja është më e thellë se kaq.

Diskutimi që bëhet në Shqipëri, kam përshtypjen se na ngatërron në çdo llogari. Flitet për dy rryma, në Islamin shqiptar, duke u thënë që në fillim se në marrëdhëniet mes dy vendeve kush mendon se besimtarët islamë që janë ura lidhëse e vëllazërinë me Turqinë është bindje kriminale e gabuar, antipatriotike. Jo, populli shqiptar, populli turk, dy besime. Në 2016, shoqëria indiferente shqiptare, pavarësisht sinjaleve të forta, flisnin për një lloj feje të re të islamit, në turqisht është shumë e prekshme ‘gylenizmi’, një fe që adhurohet lideri, ndërkohë që Islami nuk e ka pjesë adhurimin ndaj liderëve.

Kjo ushtri e heshtur e një pushtimi të butë, kishte depërtuar në legjislativ, qeverisje, forcat e armatosura, biznes, sistemin bankar etj. Një shoqëri e llojit Mason, për të bërë atë që tentuan të bëjnë të Turqi, pushtimi i heshtur, në Shqipëri në padijen tonë, gati-gati e kishin bërë. Ajo që ndodhi në Stamboll në korrik ë 2016, përplasja mes Erdogan dhe Gulenistëve, çliroi Shqipërinë nga një rrezik i frikshëm, përmasat e së cilës nuk e dimë, me padijen tonë kemi heshtur dhe nuk e dimë. Ka qenë edhe më keq akoma.

Kjo do shkaktonte pushtimin e butë të shtetit shqiptar, nga një organizatë që vepronte si një ushtri e heshtur që kishte depërtuar kudo. Rreziku është që do merrnin pushtetin dhe do drejtonin një vend. Shqipëria ishte një nga laboratorët e tyre për të marrë pushtetin, atë që tentuan të bënin me Erdogan, por u prishnin me njëri tjetrin. Në Shqipëri do ta bënin me shumë lehtësi, një vend kaq i vogël mund t’i ishin thyer gjunjët sa sot nuk do flisnim kështu”, tha Vangjeli.

 

vangjeli

Lini një Përgjigje