TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2023, 09:30

Bushati ironizon Ramën: Nuk më shqetëson tifozllëku i Albinit, po i ndonjë tjetri që bën tifozin e Serbisë

Shkruar nga Pamfleti
Bushati ironizon Ramën: Nuk më shqetëson tifozllëku i
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me tifozllëkun e tij të panevojshëm ndaj Serbisë.

Duke iu referuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ishte në 'Air Albania' Shqipërinë në ndeshjen eliminatore kundër Çekisë, Bushati thotë se nuk e shqetëson ky fakt, por ajo që e shqetëson është kur ndonjë shqiptar bën mbështetësin edhe të panevojshëm të Serbisë.

‘Mua s'më shqetëson Albini kur bën tifozin (qoftë edhe me ekzagjerim) të Shqipërisë, por kur ndonjë shqiptar bën mbështetësin (edhe të panevojshëm) të Serbisë’, shkruan Bushati në Facebook.

Ndërkohë ndeshja e Shqipërisë është sërish në vëmendjen e UEFA-s.

Në profilin zyrtar të Euro 2024, UEFA ka përzgjedhur sërish një gol të futbollistëve kuqezi për më të bukurin e raundit. Është sërish Jasir Asani me perlën e tij të minutës së 9 ndaj Çekisë që kandidon për vlerësimin si goli më i bukur.

“Jasir Asani sërish me golazo”, shkruan UEFA në profilin e saj në Twitter.

 

andi bushati albin kurti

Lini një Përgjigje