
Pallati që u dogj tek ish-Parku i Autobusëve ka dalë i pabanueshëm. Pas ekspertizës së bërë nga Instituti i Ndërtimit, është arritur në përfundimin se kjo godinë nuk duhet të banohet.
Sipas ekspertëve, godina ka pësuar dëme të shumta dhe është një rrezik për banorët nëse ata vijojnë të jetojnë aty.
Ekspertët kërkojnë që të bëhet përforcimi i strukturës dhe derisa të ndodhë kjo aty nuk dihet të ketë banorë.
"Struktura e objektit ne gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të
parashikuara. Dëmtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në sajë të fenomenit "domino". Struktura duhet t’i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementeve strukturore trarë, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuar duke u bazuar në një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin' përkatës, mbështetur në dëmtimet e zjarrit të Datë 14.09.2023.Deri në momentin e restaurimit ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e pa përdorshme", thuhet në ekspertizë.
Lini një Përgjigje