TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2023, 20:10

Përfshihet nga flakët pallati në Gjirokastër, shkak dyshohet ngarkesa në rrjet

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët pallati në Gjirokastër, shkak dyshohet

Një pallat në Gjirokastër në lagjen Granica është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se zjarri ka nisur në kasën qendrore elektrike si pasojë e një ngarkese në rrjet. Kjo ka bërë që të përfshihen në flakë kabllot elektrikë të këtij pallati.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar.

zjarr flake gjirokaster

Lini një Përgjigje