TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2023, 18:45

Sulmet në Izrael, MEPJ: Po punojmë për largimin e disa shqiptarëve në rripin e Gazës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në Izrael, MEPJ: Po punojmë për largimin e disa

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar se si shkak i konfliktit Izrael-Hamas, disa qytetarë shqiptarë që jetojnë pranë Rripit të Gazës kanë komunikuar me përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në Egjipt dhe kanë kërkuar largimin nga Gaza.

Më tej në njoftim, ministria shtoi se po punon për të bërë të mundur evakuimin e tyre drejt Shqipërisë. Teksa shtoi se prej 48 orësh ndodhet në komunikim të vazhdueshëm me shqiptarët të cilët sipas MEPJ vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës. Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës”, njofton ministria.

mepj gaza shiptarët

Lini një Përgjigje