TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2023, 17:14

Dosja “Buka”, Manjani: Ahmetaj mbrojti interesin publik, ai që duhet hetuar është Veliaj

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Buka”, Manjani: Ahmetaj mbrojti interesin publik, ai që

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me akuzat e reja të ngritur ndaj Arben Ahmetajt për privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

Manjani shprehet se dhe Veliaj duhet të ishte nën hetim nga SPAK, pasi ai ka dhënë lejen për ndërtimin në atë truall.

Ore kot, për muhabet dmth, mirë Arben Ahmetaj paska shpërdoruar detyrën te rasti "Buka" në Tiranë, po Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ajo tokë, kur gjykata e kishte hequr pronësinë mbi tokën kërkuesit të lejes ka faj?!

D.m.th. nuk merret vesh se si e ka shpërdoruar detyrën duke mbrojtur interesin publik, por hajt më të themi se këtë e gjykon SPAK. Por dhënia e lejes së ndërtimit në një truall, pronari i të cilit e kishte humbur titullin 1 vit para dhënies së lejes, është shkelje e hapur e ligjit dhe e interesit publik.

Erioni duhet të ishte nën hetim për këtë leje.

Apo s'e ka radhën tani Erioni, harrova. Janë edhe 2 "armiq" të tjerë të brendshëm në radhë para Tij... Ka radhë puna!

Plus ndonjë që futet pa radhë...

Reformat kanë kosto...”, shprehet ai

Lini një Përgjigje