
Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve ka zgjedhur 3 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Fillimisht u zgjodh Moisi Duda nga radhët e Apelit, i cili mori 122 vota ndaj rivales, Aferdita Ndoi me 106 vota.
Ndërkohë, dy kandidatet e tjerë të zgjedhur janë Olger Eminaj dhe Vatë Staka. Eminaj ka marrë 103 vota, ndërsa Staka ka arritur të marrë 98 vota.
Emrat e mësipërm do të zëvendësojnë anëtarët Bujar Sheshi, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi.
Lini një Përgjigje