TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2023, 13:22

Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohen nga detyra ish-shefi krimeve të Pukës dhe 4 efektivë policie

Shkruar nga Pamfleti

Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohen nga detyra ish-shefi krimeve të

Gjykata e Shkodrës ditën e sotme ka njoftuar vendimin e pezullimit të pesë punonjësve të policisë për kultiv kanabisi në zonën e Pukës.

Ish shefi i krimeve të rënda dhe 4 policë të tjerë të Komisaritetit të Pukës sipas hetimeve 1-vjeçare rezultojnë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm në njësinë Gjegjan.

Mësohet se janë pezulluar nga detyra efektivët Edmond Pepkolaj, Alfred Ndoj, Zamir Mehaj, Petrit Florini dhe Fatmir Alia.

Lidhur me rastin bëhet e ditur se disa kohë më parë Prokuroria ka shpallur në kërkim ish-oficerin e policisë Kastriot Biçukaj ndaj të cilit rëndon kërkesa e akuzës për 17 vite heqje lirie.

Puka prej vitesh renditet ndër zonat me raste të shumta të kultivimit të lëndëve narkotike.

"Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar nga detyra, 5 punonjës policie të strukturave në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, konkretisht:

Komisarin E. P. (ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë), aktualisht me detyrë shef i Seksionit për Arkivën Kriminale dhe Cilësinë e Informacionit, në DVP Shkodër;

Inspektorët A. N. (me detyrë SPZ), P. F. (me detyrë ndihmësspecialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale), Z. M. dhe F. A. (të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme), në Komisariatin e Policisë Pukë.

Pezullimi i këtyre punonjësve nga detyra është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në vitin 2021, pas kontrollit të territorit të fshatrave Curak dhe Shkozë, në Pukë, kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara, ndërkohë që disa ditë më pas, në këto zona janë gjetur të kultivuara 4000 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa."-thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje