TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2023, 16:25

Dy standardet e SPAK/ Te dosja “Buka” i përfshirë dhe Veliaj, dha lejen e ndërtimit pa pritur gjykatën

Shkruar nga Pamfleti

Dy standardet e SPAK/ Te dosja “Buka” i përfshirë dhe

Prokuroria Speciale ka marrë të pandehur ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për dosjen ‘Buka’, por ndërkohë duket se ka anashkaluar rolin shumë të rëndësishëm të kryebashkiakut Erion Veliaj në tjetërsimin e pronës së ish-pronarëve Myderizi.

Sipas SPAK-ut, Ahmetaj akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, pasi zhvilloi një ankand për shitjen e mbi 45 përqind të aksioneve shtetërore të kompanisë publike ‘Buka’ sha në favor të biznesmenit Lirim Fezollari, në një procedurë që u shpall e paligjshme më vonë nga gjykata.

Por, të dhënat e kësaj dosjeje dëshmojnë se interesat e pronarëve të ligjshëm më shumë se nga ankandi i paligjshëm, u cenuan nga vendimi i kryebashkiakut Veliaj, i cili miratoi leje ndërtimi në truallin e tyre, ndërkohë që çështja ishte në proces gjyqësor.

Sipas vendimeve gjyqësore të konsultuara nga ‘SYRI TV’, rezulton se, në vitin 2018, personat e njohur si pronarë të truallit, kanë ardhur në dijeni se Bashkia e Tiranës kishte miratuar planin e detajuar vendor, i cili u cenonte atyre të drejtat, të njohura me vendim gjykate. Shoqëria ‘Tobacco Holding Group’ sh.p.k., duke pretenduar pronësinë e truallit pas blerjes së pronave të ‘Buka’ sha, në vijim të procesit të ankandit, i është drejtuar Bashkisë Tiranë për të marrë leje zhvillimore ndërtimi.

Dy standardet e SPAK/ Te dosja “Buka” i përfshirë dhe

Për këtë arsye, pronarët e truallit i janë drejtuar me kërkesë Bashkisë Tiranë, duke i kërkuar kësaj të fundit të mos miratojë lejen e ndërtimit të kërkuar nga shoqëria private. Bashkia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e pronarëve, nën argumentin se Hipoteka e Tiranës u ka konfirmuar se trualli është në pronësi të kompanisë private. Pronarët i drejtohen Gjykatës Administrative Tiranë, ku kërkojnë ndalimin e Veliajt për të miratuar lejen e ndërtimit.

Kjo gjykatë, ka rrëzuar kërkesën e paditësve në 4 Qershor 2018. Ata i janë drejtuar me ankim Gjykatës së Apelit Administrativ. Por, ndërkohë që vendimi i shkallës së parë nuk ishte përfundimtar dhe pritej vendimi i Gjykatës së Apelit, kryebashkiaku Erion Veliaj, në Gusht 2018, miratoi lejen e ndërtimit për kompleksin në favor të kompanisë së Fezollarit.

Në këto kushte, Gjykata e Apelit Administrativ, në maj të vitit 2021, u detyrua ta pushojë gjykimin,  pasi padia e pronarëve kishte mbetur pa objekt, sepse tashmë çdo gjë ishte kthyer në fakt të kryer nga Bashkia e Tiranës, që do të thotë se leja ishte miratuar dhe punimet kishin filluar. /Syri TV

Lini një Përgjigje