
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka reaguar pas lajmit se një grup hakerësh rusë kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).
Në një postim në Facebook ai shkruan se kjo është një hakmarrje diletante dhe mllef i shëmtuar për OKB, Mitrovicën dhe Rrugën “Ukraina e Lirë” nga rusët.
Sipas tij, mesazhi që ka lënë “Ushtria Popullore Kibernetike Ruse" është 'kjo është sa për nxemje dhe ky është vetëm fillimi.
Karamuço tha gjithashtu se konflikti hibrid vijon.
"Ushtria Popullore Kibernetike Ruse" ka sulmuar faqen zyrtare të SHISH, Gardës së Republikës dhe AKI në Kosovë. Një hakmarrje diletante dhe mllef i shëmtuar për OKB, Mitrovicën dhe Rrugën "Ukraina e Lirë". Mesazhi që kanë lënë është "Kjo është sa për nxemje".
Kur e pyetën ambasadorin e tyre, pse ndërruan vendndodhjen e Ambasadës në Tiranë, u përgjigj se nuk mund të kishim adresë emërtimin rrugor "Ukraina e Lirë". Konflikti hibrid vijon....”, shkruan Karamuço.
Lini një Përgjigje