Të enjten Kombëtarja shqiptare e futbollit arriti një fitore madhështore në “Air Albania, 3-0 ndaj Çekisë, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në “Euro 2024”.
Kuqezinjtë e festuan këtë triumf jo vetëm në fushë para tifozëve të zjarrtë që kishin mbushur plot stadiumin, por edhe në dhomat e zhveshjes.
Atmosfera ishte e zjarrtë me lojtarët, stafin teknik, por pati edhe njerëz nga jashtë profili.
Në festën e kuqezinjve shihet djali i kryeministrit të vendit, Edi Rama.
Zaho i është bashkuar në dhomat e zhveshjes lojtarëve të Kombëtares, festoi edhe ai, edhe pse nuk i takonte si një fëmijë i thjeshtë.
Fakti që është djali i Ramës, e bën të privilegjuar, duke shkelur edhe rregullat e ekipit kombëtar dhe protokollin zyrtar.
Çdo fëmijë apo edhe çdo tifoz do të donte të festonte me lojtarët e vendit të tij, por privilegjin e ka Zaho, për vetë faktin se është djali i kryeministrit, aq sa edhe në FSHF-së bëjnë një tolerim.
Servilizmi i tepruar i FSHF ndaj “familjes mbretërore” bën që pas çdo ndeshje të shohim skena të tilla.
Lini një Përgjigje