
Kryeministri Edi Rama ka pasur një të ftuar special kësaj radhe në podcastin e tij të përjavshëm. I ftuar ishte Gersi Troka kampioni i notit dhe studenti i parë në Shqipëri me sindromën Down.
Përveç karrierës dhe jetës së tij, Gersi Troka ka komentuar edhe mënyrën sesi vishet kryeministri të cilin ky i fundit e ka pritur me humor.
Pjesë nga biseda:
Gersi Troka: Po pse vishesh kështu pa hekurosur? Pse s’je veshur luks
Rama: Tani, edhe unë mund të them ty ke ardhur pa hekurosur edhe të krehur se kështu më the. E rëndësishme është të harrojmë lukset sepse s’janë këto që e përcaktojnë njeriun.
Lini një Përgjigje