Keir Starmer po shqyrton mundësinë për të ndjekur skemën e Giorgia Melonit për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri.
Starmer po përgatitet të mbajë një mini samit me kryeministren e Italisë.
Ai u tha gazetarëve, të cilët udhëtonin me të në Uashington DC përpara se të fluturonte për në Romë se do të shihte sesi do të funksiononte marrëveshja e Italisë me Shqipërinë në lidhje me përpunimin e kërkesave për azil.
Pak ditë pasi mori pushtetin në korrik, Sir Keir anuloi marrëveshjen e diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, e cila ishte krijuar nga qeveria e mëparshme konservatore me një kosto prej 700 milion £ për tatimpaguesit.
Por ai tani është i hapur ndaj skemave të ngjashme në një vend evropian.
Kjo pason vendimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të marrë objektet në Ruandë që Britania e Madhe ka paguar për t'u marrë me azilkërkuesit në vendin e tij.
I pyetur konkretisht për skemën e Italisë në Shqipëri, Sir Keir u përgjigj: “Le të shohim. Janë ditët e para. Unë jam i interesuar se si funksionon kjo, sikur edhe të tjerët janë. Është shumë herët.”
Plani italian është kritikuar nga shumë njerëz dhe përfshin hapjen e kampeve për azilkërkuesit që do të mbajnë deri në 3,000 njerëz. Qeveria e zonjës Meloni ka reduktuar në mënyrë dramatike numrin e njerëzve që vijnë nëpër Mesdhe në Itali nga Afrika e Veriut.
Marrëveshja është dënuar nga Human Rights Ëatch, drejtoresha e së cilës për Evropën, Judith Sunderland ka thënë: “Vendimi i Italisë për të larguar përgjegjësitë e saj në det të hapur shkel të drejtat e njerëzve. Pas marrëveshjes së saj abuzive me Libinë, Italia tani dëshiron të marrë njerëz që kanë arritur në mënyrë efektive në vendin jashtë BE-së, duke shkelur parimet themelore të shpëtimit në det dhe duke minuar të drejtat e azilit dhe lirinë nga ndalimi arbitrar. Gjithashtu nuk ka gjasa t'i pengojë njerëzit të bëjnë kalime të rrezikshme me varka.”
Amnesty ka ngritur shqetësime për të drejtat e njeriut në Shqipëri, duke përmendur vrasjen e gazetarëve në vend, shqetësimet për të drejtën për një gjykim të drejtë, vrasjet në burgje, një “mjedis armiqësor” për komunitetin LGBT+ dhe dhunën ndaj grave dhe vajzave.
Për marrëveshjen me Italinë, ai vuri në dukje: “Organizatat e të drejtave të njeriut shprehën shqetësimin për ndikimin që mund të ketë kjo në të drejtat e njeriut të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve, duke përfshirë ndalimin automatik dhe për këtë arsye arbitrar”.
Sir Keir u konfirmoi gazetarëve se ai do të diskutojë këtë çështje pasi një numër rekord i azilkërkuesve vazhdojnë të kalojnë Kanalin me varka të vogla.
Kryeministri tha: “Do të mund të flasim edhe për migrimin e parregullt, por edhe për gjëra të tjera".
Ai vuri në dukje se ka “sfida të ndryshme në vende të ndryshme”.
“Në Gjermani, isha veçanërisht i shqetësuar që një përqindje shumë e madhe e motorëve të varkave që po përdoren për kalimin e Kanalit kalojnë përmes Gjermanisë. Dhe unë mendoj se ata duhet të shfrytëzojnë mundësi të tjera për t'i kapur në udhëtimin e tyre," tha ai.
“Unë kam pasur tashmë një diskutim paraprak me Georgia Meloni për këtë, se si mund të punojmë së bashku për migrimin e parregullt. Ajo sigurisht ka disa ide të forta dhe shpresoj t'i diskutoj ato me të.
Ne kemi diskutuar tashmë se si mund të përmirësojmë operacionet e përbashkëta, kështu që kjo është diçka që do të diskutojmë."-u shpreh kryeministri anglez./ Marrë nga "Independent”, përshtati "Pamfleti"
Lini një Përgjigje