TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2024, 07:03

Moti i keq "mbërthen" vendin! Stuhi dhe rrebeshe, çfarë na pret sot

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq "mbërthen" vendin! Stuhi dhe rrebeshe,

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e Diel parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12 ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.
Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme në të dyja vlerat (si në ato darkës  ashtu dhe ato të mesditës). 

Lini një Përgjigje