
Ish-eurodpeuteti polak Ryszard Czarnecki është arrestuar nga policia vendase, bashkë me gruan e tij, pasi akuzohet për afera korrupsioni. Për Shqipërinë nuk është se ka shumë rëndësi, por emri i tij u bë i njohur sepse rezulton mes personave që i ka shkuar në banesë Sali Berishës. Vetë Ryszard Czarnecki ka bërë status në rrjetet sociale, ku shprehej se ka takuar Berishën, i cili e kishte pritur me tortë dhe raki, ndonëse ishte në arrest shtëpie.
“Jam në banesën e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe po dëgjoj për “abuzimin me drogën”. Po, po flet për atdheun e tij. Ai flet gjerësisht për “kanabizimin” e Shqipërisë, pra kultivimin masiv të marijuanës të promovuar nga autoritetet e majta të vendit. Është burim i të ardhurave të mëdha, megjithëse, siç thekson bashkëbiseduesi im, nuk përfiton shteti, por privatët.

Çfarë?! Ata që marrin dritën jeshile nga kryeministri socialist Edi Rama. Ky ish-piktor ka 13 vjet në pushtet dhe duket se dalëngadalë ka filluar t’i ketë zili Putinin dhe Lukashenkon, për një sundim edhe më të gjatë në vendet e tyre. Mikpritja e presidentit është vërtet e jashtëzakonshme dhe i ngjan polonishtes së vjetër:
Në tavolinë shfaqet një alkool i fortë shqiptar – raki dhe tortë. Problemi është se presidenti Berisha nuk mund të më caktojë takim në restorantin e tij të preferuar në Tiranë apo në selinë e Partisë Demokratike, të cilën e çoi në fitore elektorale më shumë se një herë. Nuk mundet sepse… ka kohë që është në arrest shtëpie”, shprehej ai.
Lini një Përgjigje