Gazetari Osman Stafa ka publikuar ditën e sotme disa mesazhe të mjekëve të Onkologjikut dhe paralajmëron kallëzim në SPAK.
Teksa shfaqet me një dosje të madhe në dorë, përpara këtij spitali dhe lexon disa nga mesazhet kriminale që mjekët i dërgojnë njëri-tjetrit në WhatsApp.
"Ky është komunikimi i radhës i mjekëve të Onkologjikut, të cilët flasin për terapi të cilat do të mungojnë 4 muaj. Flasin për ulje dozash për shkak të mungesave. Kjo është e papranueshme, është kriminale ajo çfarë është bërë mbi ata pacientë", thotë ai.
Stafa ka nisur prej ditësh një seri publikimesh të mesazheve private që mjekët e Spitalit Onkologjik i dërgonin njëri-tjetrit në një grup të përbashkët, ku përtej turpit dhe mos kryerjes së detyrës, këta mjekë vendosin edhe për jetët e pacientëve me kancer.
"Një derë mbyllet, hapen 2 të tjera", shkruan mjeku onkolog me iniciale A.P, ndërsa kolegu i përgjigjet "Unë jam në stres se i kam dhe pacientë që nuk i njoh se janë relapse, por pacientë që nuk i kam trajtuar unë më parë. Nuk di si t’i manipuloj që u duhet kimio."
Po ashtu, nga bisedat del dhe një fakt tjetër i turpshëm, sesi mjekët planifikojnë të përgjysmojnë dozat e nevojshme për trajtimin e pacientëve me kancer. Madje, ata i "qajnë" dhe hallin qeverisë, duke thënë se nuk mund t'i shpërndajnë ilaçet si t'ju dojë qejfi.
"Nuk do të filloni trajtimin pa më dhenë mua emrat që do të jenë në listën e pritjes. Buxheti është edhe çështja jonë tani sipas kontratave që firmosim me fondin.", shkruan mjeku onkolog me inicialet B.K.
"Në kohën e Zogut doktorët e mbanin ilaçet në dollapin e tyre. Tani ilaçet e ka qeveria dhe nuk mund ti japim si të na dojë qejfi", vijon përsëri i njëjti doktor.
Bidesat në Whats Up:
Lini një Përgjigje