Gjyqtarja e dosjes Irena Gjoka mund të ketë edhe surpriza për aferën për mban në arrest shtëpie kreun e demokratëve.
Më 13 shtator, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën arrest shtëpie për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezi, të cilët u rrëzuan pasi kërkuan rivlerësim për shkak të raportimit dymujor të hetimeve.
Gazetarja Anila Hoxha për dosjen e bujshme “Partizani”, thotë se duhet ende kohë që të mbyllen hetimet, por deri në muajin tetor prokurorët do duhet t’i dërgojnë dosjen gjyqtares.
Sipas saj gjyqtarja e dosjes Irena Gjoka mund të ketë edhe surpriza për aferën për mban në arrest shtëpie kreun e demokratëve.
“Ende nuk konsiderohen të mbyllura hetimet. Gjatë këtyre ditëve janë komunikuar akuzat. Do jenë 5 të pandehur, Berisha, Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi që akuzohet se është njeriu ka korruptuar Malltezin, akuzohet se ka pastruar gati 5 mln euro. Do duhen edhe disa ditë që të mbyllen hetimet. Por është e sigurt që deri në muajin tetor prokurorët t’i dërgojnë dosjen gjyqtares.
Pritet Irena Gjoka, por mund të ketë edhe surpriza. Znj Gjoka prej muajsh ka një mbrojtje më të veçantë nga institucionet, ajo mbrohet për shkak të detyrës. Shtimi i masave ndodhi në kohën kur u shpall masa e sigurisë dhe kur temperaturat ndryshuan. Pasi të mbyllen hetimet do ketë një vendim dhe përballje të fortë në gjykatën paraprake.
Të akuzuarit po bëjnë kundërshtimet e tyre, provat i kundërshtojnë me forcë publikisht dhe natyrisht këto përplasje do jenë edhe para gjyqtarit paraprak. Unë pyeta avokatin z.Gjokutaj nëse po llogarisin apo jo se kur mbarojnë afatet e arrestit shtëpiak.”, tha ajo.
Në 500 faqet e dorëzuara nga SPAK për Jamarber Malltezin, me të cilat i është vënë në dijeni akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, përmblidhen edhe përfitimi që dhëndri i Berishës mori nga procesi i privatizimit të Partizanit, në tokën e të cilit ndërtoi më pas 19 kulla bashkë me kushëririn e tij Xhimi Begeja dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, të akuzuar tashmë bashkë me Sali Berishën për këtë aferë korruptive.
Jo vetëm para cash, fatura dhe dividentë gjithsej mbi 4.6 mln euro, por edhe mbi 1 milion e 250 mijë euro si përfitim nga ''njësi shërbimi të marra më tepër sipërfaqes takuese tek ARA 11-katësh'', një nga kullat e ndërtuara në kompleksin Magnet në tokat e “ish Klub Partizanit”.
Në këtë pjesë të dosjes, SPAK thotë se Jamarber Malltezi, dukshëm duke përfituar nga pozicioni i tij i pushtetit në krahasim me Bektashin (i cili ishte investitor) dhe kushëririn e tij, ka marrë edhe një sipërfaqe shtesë të kullës. Një sipërfaqe që sipas SPAK nuk i takon sipas ndarjes së bërë me ortakët e tjerë. Pra i gjithë ''operacioni Partizani'' nxori një fitim të pabesueshëm prej 5,908,570 euro për familjen e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha.
Vjeshtën e vitit 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit, i cili nuk u paraqit për t’u njohur me masën, kurse dhëndri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie./ Pamfleti
Lini një Përgjigje