
Ata janë shprehur se këtë çështje do ta çojnë në SPAK dhe se po ashtu do të kallëzojnë ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës vazhdojnë të protestojë duke bllokuar autostradën Thumanë – Kashar, pasi kërkojnë hyrje -dalje në këtë rrugë.
Në protestë ka dhe prezencë të shtuar policore. Incidente ka pasur vetëm në fillim, kur protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë bllokuar qarkullimin.
Mësohet se ka një shtim të qytetarëve që po protestojnë, duke kërkuar hyrje-dalje në rrugën kryesore.
Në një prononcim për mediat banorët shprehen se duan hyrje dalje në rrugë, pasi nuk kanë mundësi për të shkuar në punë.
Ata janë shprehur se këtë çështje do ta çojnë në SPAK dhe se po ashtu do të kallëzojnë ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar. Po ashtu banorët kanë njoftuar se të hënën do të protestojnë para parlamentit.
“Do ta çojmë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë. Të hënën në orën 16:45 do të protestojmë para parlamentit.
Të martën në orën 18:00 do të protestojmë në aksin Thumanë – Kashar. Do të kallëzojmë në SPAK, Belinda Ballukun dhe ARSH”, janë shprehur banorët.
Banori 1: Rama nuk di nëse është shqiptar apo jo. Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam. Do ta çojmë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë
Banori 2: Këtu nuk ka zgjidhje, ka hekura. Po tallen me ne. Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Ne jemi sovrani dhe ne duhet të vendosim. Të vendosen hyrje-dalje për rrugën kryesore për çdo fshat.
Deri në katër herë më shumë se rrugët europiane i ka kushtuar Shqipërisë koncesioni Thumanë-Kashar.
Një raport i Bankës Europiane të Investimeve tregon se në 2021, një kontratë koncesionare për ndërtimin e një autostrade në Çeki 32 km të gjatë, si dhe mirëmbajtje për 28 vite do të kushtojë 16.5 milionë euro/km.
Ndërkohë një koncesion tjetër, Kekava Bypass në Letoni, ndërtim dhe mirëmbajtje për 20 vjet do të kushtojë 14.2 milionë euro/km.
Në Shqipëri, Gener 2 ka planifikuar një koncesion me vlerë 1.3 miliardë euro për 35 vite. Ndërtimi, mirëmbajtja dhe transferimi i saj do të kushtojë 61.9 milionë euro/km, vlerë 3 deri në 4 herë më e lartë se partneritetet europiane.
Vlera është shumë më e lartë krahasuar edhe me vetë shifrat e qeverisë shqiptare, e cila në Listën e Investimeve Strategjike 2019-2020 zbulonte se me fondet e veta rruga do të ndërtohej për 169 milionë euro.
Ndërkohë me marrëveshjen e re të negociuar nga qeveria, tarifa për rrugën do të indeksohet me inflacionin dhe në 8 vitet e para shteti vendos garanci prej 22.8 milionë eurosh që të mblidhen të ardhurat e planifikuara. Koncesionarit i njihet dhe e drejta për të mbledhur të ardhurat shtesë, për të cilat do paguajë vetëm një tatim-fitim.
Në këto kushte, barra e tarifës mbi qytetarët e bën ndërtimin e kësaj autostradë më të kushtueshme edhe se autostradat e cilësisë “A” në Greqi dhe Itali.
Por, projektet infrastrukturore në Shqipëri kanë treguar se përveç kostove të larta nuk ofrojnë as sigurinë për qytetarët.
Rrugët, të cilat edhe pse kanë gllabëruar miliona e miliona euro janë një rrezik i vazhdueshëm për qytetarët shqiptarë të cilët udhëtojnë çdo ditë, për shkak se mirëmbajtja është një proces që bëhet me hope.
Aksi fushor Thumanë - Kashar ka vlerën me të lartë të ndonjë rrugë në botë për kilometër:
59 euro për milimetër rrugë
590 euro për centimeter rrugë
59.000 Euro për metër rrugë
59 milionë euro për kilometer rrugë
Sipas kontrates koncesionare për gjithë periudhën e koncesionit të rrugës Thumanë – Vorë – Kashar (35 vite), parashikohen mbi 1.3 miliardë euro për 22 km rrugë për kompaninë Gener 2! /Pamfleti
Lini një Përgjigje