TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2024, 18:50

Banorët e Thumanës sërish në protestë, përplasen me policinë

Shkruar nga Pamfleti

Banorët e Thumanës sërish në protestë, përplasen

Ka nisur me përplasje protesta e banorëve të Thumanës, ku qytetarët janë konfliktuar me policinë.

Banorët e Thumanës, Krujës e zonave për rreth kërkojnë që të kenë akses në autostradën Thumanë-Kasharë.

Banorët kanë të njëjtën kërkesë dhe janë shprehur se nuk do të ndalin protestat deri në një zgjidhje. Ata theksojnë se u janë rritur kostot dhe akuzojnë kryeministrin Edi Rama se është një racist dhe nuk i do veriorët.

Ndërkohë, protesta është shoqëruar nga një numër i madh policësh dhe është mbështetur nga drejtues të lartë të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje