Ambasadori i ri britanik, Nick Abbott, ka marrë zyrtarisht detyrën.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada britanike në Shqipëri, përmes një postimi në platformën X.
Ambasada shkruan se është çelur një kapitull i ri, ndërsa thekson dëshminë e partneriteti të fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
“Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si #PartnersForProgress”, thuhet ë njoftimin e ambasadës britanike.
Lini një Përgjigje