
Analisti Fitim Zekthi ka komentoi situatën aktuale të opozitës në vend.
Zekthi tha se Enkelejd Alibeaj mund të formojë një parti të re. Ai u shpreh se Alibeaj e Basha janë në kaos. Sipas analistit, edhe PD e Berishës nuk garon për pushtet, por për të pasur një grupim politik në parlament.
“Grupi i Bashës dhe Alibeajt janë në kaos dhe të dobët dhe po përpiqen të mbajnë gjallë një lloj fuqie. Alibeaj mund të krijojë parti të re. I shoh në vështirësi të mëdha. Nëse shohim të gjithë politikën, PS dhe PD janë të forta dhe duan të dominojnë jetën politike dhe të tjerët janë të dobët. Nuk e di sesi do të zgjidhet. Shpresa e vetme është që SPAK do shkallmojë PS e PD.
I shoh jo shumë të kthjellët. Unë jam për qëndrime të kthjellëta e luftarake, për të mbrojtur ato ide që ti i mendon. PD e Berishës është subjekt që nuk garon për pushtet. Ata janë një grupim politik, që janë të izoluar ndërkombëtarisht, godasin SPAK. Kanë krijuar narracion të papëlqyeshëm, janë të paaftë të shohin problemin që kanë, nuk arrijnë ta shikojnë këtë. Kanë ide antipolitike, që do i marrë në qafë ata dhe do bëjë që Edi Rama të fitojë një mandat tjetër dhe është diçka e keqe për vendin. Me këtë opozitë, Rama fatkeqësisht fiton sërish”, tha Zekthi.
Tek sa ka folur për marrëveshjen PS-PD për Reformën Zgjedhore, Zekthi theksoi se kjo marrëveshje është në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
“Shqiptarët duhet të zgjedhin deputetët. Reforma Zgjedhore e miratuar është një marrëveshje që iu leverdis dy partive të mëdha. Produkti dëshmon një marrëveshje. Marrëveshja iu intereson qytetarëve. PD ka interes që të krijojë një grup parlamentar solid. 2/3 e deputetëve zgjidhen nga Berisha e Rama. PD nuk fiton asgjë nga kjo marrëveshje, por lidershipi i PD fiton duke ndjekur këtë agjendë, atë që dëshiron. Partitë e vogla humbin nga Kodi Zgjedhor. Rama përdor shtetin, përdor paratë e korrupsionit dhe prandaj fiton. Humbësit më të mëdhenj janë shqiptarët, nuk ka rëndësi fati politik i Berishës, Bashës apo Ramës”, u shpreh Zekthi për “News 24”.
Lini një Përgjigje