TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2024, 18:30

Banorët e Thumanës protestë para Kuvendit: SPAK të hetojë Ramën dhe Bashkim Ulajn, na drejton një hajdut që nuk ngopet me para

Shkruar nga Pamfleti
Banorët e Thumanës protestë para Kuvendit: SPAK të
Pamje nga protesta

Banorët e Thumanës kanë paralajmëruar se do të bëjnë padi në SPAK. Teksa u shprehën se do të vijojnë të bllokojnë rrugën...

Banorët e zonave që preken nga aksi Thumanë-Kashar kanë përshkallëzuar protestën e tyre. Pas bllokimit të rrugës dhe përplasjeve me policinë, ata sot janë tubuar para Kuvendit. Sot nisi sesioni i ri parlamentar dhe banorët u kërkuan nga afër deputetëve që të mendojnë për ta.

Skandali është se në çdo vend të botës, një autostradë ndihmon në zhvillimin e zonës ku kalon. Por te rrethi i Krujës ndodh e kundërta. Banorët janë izoluar totalisht. Nuk ka një nënkalim apo mbikalim për të kaluar nga krahu tjetër. Po ashtu nuk ka fare hyrje-dalje në autostradë, duke i izoluar totalisht.

Banorët e Thumanës protestë para Kuvendit: SPAK të

Sipas tyre, Rama në vend që të vinte dhe të përballej me ta ndaj kërkesave të vazhdueshme të tyre për akses në autostradën Thumanë-Kashar, ikën dhe nuk pranon negociata me banorët.

Ju cënon e shantazhon jetën, bën masakra me popullin. Të gjithë rrinë nëpër stola e s’protestojnë për jetën. Do hysh në histori si maskarai më i madh, që kërcënon media, që e mbajnë veten për media e lirë.

Ju jeni media më e korruptuar e Ramës, turp për popullin e Ramës, që fshihet si mi e s’na jep përgjigje. Me votën e  popullit është vendos, nuk ngopet me pare, në burg do i marrësh masakara”, u shpreh një nga protestuesit para Parlamentit.

Është ky popull që ju ka votuar dhe Parlamenti nuk është i juaji, Parlamenti është shtëpia jonë”, tha një tjetër.

Ata kanë paralajmëruar se do të bëjnë padi në SPAK. Teksa u shprehën se do të vijojnë të bllokojnë rrugën. Nesër në orën 18.00 ata do të protestojmë në aksin Thumanë-Kashar, teksa u shpreh se do të dorëzojnë padi për ARRSH, Gener 2 të Bashkim Ulajt dhe gjithë ata që kanë pasur detyrim për këtë rrugë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje