
Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar nisjen e sesionit të ri parlamentar, tha se sjellja e opozitës është për të ardhur keq.
Në një intervistë për “Newsline” në “AbcNews”, analisti u shpreh se sjelljet agresive nga opozita do të shtohen me afrimin e zgjedhjeve vitin e ardhshëm.
Ai theksoi se ligjet nuk debatohen fare në Kuvend dhe kalojnë për punë sekondash, pjesa tjetre e kohës është rrëmujë e Opozitës.
“Është sjellje për të ardhur keq, një pamje e padenjë e përsëritur dhe e kthyer në një shfaqje endemike, historike, tashmë sepse në kuvend shpesh nuk bëhet politikë, nuk diskutohen dhe debatohen ligje kalohen me një lehtësi befasuese në 30 sekonda.
Ngrihet dora dhe kartonat, konsumojmë fare pak kohë. Pjesa më e madhe e kohës i mbetet sherrit dhe kjo ul rentavilitetin e atij organi që duhet të merret me organizimin e jetës së shqiptarëve, ekonominë dhe të ardhmen e vendit. Kjo e bën parlamentin një pazar të gjësë së gjallë, një shëmti e madhe, ku sillen në mënyrë të padenjë për postin që kanë. Pres që të jetë dhe doza e këtyre fenomeneve negative veçse do të mund të rritet në bazë të parimit që sa më shumë t’i afrohemi zgjedhjeve aq më shumë zhurmë duhet të bëjmë”, u shpreh Minxhozi.
Lini një Përgjigje