TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2025, 22:28

Arrestimi i Veliajt, ish-prokurori Karanxha: Ja kush fshihet pas ‘Nesti Angonit’

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, ish-prokurori Karanxha: Ja kush fshihet pas ‘Nesti

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha se Nesti Angoni, personi që denoncoi Erion Veliajn është një person i afërt i kryebashkiakut.

Në emisionin “Quo Vadis”, Karanxha u shpreh se denoncuesi është një person në pushtet dhe i brendshëm, sepse dinte çdo të dhënë të saktë në lidhje me veprimet dhe lëvizjet e Erion Veliajt.

“Nesti Angoni është një person i afërm i Veliajt dhe që është në pushtet. Veliaj  e ka të brendshëm. Letra ka qenë e saktë, me të dhëna të sakta. Në bazë të ligjit, ky kallëzim anonim nuk mund të përdoret. Qoftë nga hyrjet në doganë, si nga tatimet, janë të sakta dhe i di vetëm një i brendshëm”, u shpreh ish-prokurori.

Lini një Përgjigje