TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2025, 18:45

Prova të reja të SPAK kundër Veliajt? Avokati Petraj: E paprecedentë, Apeli të vlerësojë mbi dosjen e shkallës së parë

Shkruar nga Pamfleti

Prova të reja të SPAK kundër Veliajt? Avokati Petraj: E

Rreth 7 orë ka zgjatur seanca për masat e sigurisë në Apelin e GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 4 biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.

Seanca u shty për mesditën e së mërkurës pas paraqitjes së provave të reja nga prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani. Në këto kushte gjyqtari Engert pëllumbi vendosi t’u japë kohën e nevojshme avokatëve që të njihen me këto prova dhe të paraqesin kundërshtitë e tyre.

Avokati Edmond Petraj në “Studio Live” në Report Tv, e konsideroi të pazakontë metodologjinë që po ndjek SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Petraj theksoi se dosja që shqyrtohet në Apel për lehtësimin e masës, duhet të jetë ajo e paraqitur në Shkallën e Parë të GJKKO.

“Erion Veliaj duhet të përqëndrohet te dosja dhe te ato letra për të cilat ai ka pretendime dhe marrëdhënia për të cilën janë avokatët e tij janë ata përgjegjës sepse ata kanë marrë për mbrojtjen e tij të ndjekin proceduralisht hap pas hapi të ndjekin dosjen.

Dosja e Shkallës së Parë, ajo shkon në Apel. Raste të tilla të tjera unë nuk kam parë. Më duket e çuditshme. Si ka mundësi atëherë vendimi i Shkallës së Parë paska qenë me masë sigurie më të ashpër kur nuk ka pasur prova bindëse të forta dhe tani SPAK ka dorëzuar disa prova për të bindur Gjykatën”,- tha Petraj.

Lini një Përgjigje