TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2025, 17:17

Masa e sigurisë për Erion Veliajn/ Pas 7 orësh, seanca shtyhet për të mërkurën, ç’ndodhi në Apelin e GJKKO?

Shkruar nga Pamfleti

Masa e sigurisë për Erion Veliajn/ Pas 7 orësh,  seanca shtyhet

Referuar raportimeve nga GJKKO, dy avokatët e Erion Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë

Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër seancën ndaj Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa vendimi erdhi pas më shumë se 7 orësh, ku palët paraqitën pretendimet e tyre. 

Ishte gjyqtari Engert Pëllumbi që vendosi shtyrjen e seancës, e cila rinis më 12 mars në orën 12:30, pasi Prokurorët e SPAK paraqitën provat e reja. Në këto kushte, gjyqtari vlerësoi t'i japë kohë avokatëve që të paraqesin pretendimet e tyre. 

Në Apelin e GJKKO-së seanca nisi në orën 10:00, ndërsa objekt i saj ishin masat e sigurisë ndaj Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe 4 biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.

Referuar raportimeve nga GJKKO, dy avokatët e Erion Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat. Mësohet se Veliaj nuk ka folur gjatë seancës, ndërsa gjithçka është paraqitur nga avokatët e tij.

Romina Zano, avokatja e Abules, gjithashtu ka kërkuar masë më të butë kundrejt garancisë pasurore. 

Gjithashtu biznesmenët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, kanë kërkuar përmes mbrojtësve ligjorë shaurjen e masave të sigurisë. Të tre ndodhen në masën detyrim paraqitjeje, nën akuzë për korrupsion, ndërsa avokatët e tyre kanë kërkuar heqjen e masës, me argumentin se nuk është në nivelin e standardit ligjor, duke vënë theksin në mungesën e provave.

Ndërkohë dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë kërkuar lënien në fuqi të masave të sigurisë. Masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së nuk e kanë ankimuar Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi. 

Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

 

 

 

Lini një Përgjigje