
Në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Parlamentar i Mediave, ka vendosur për anëtarët që pritet të votohen nga Kuvendi për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH, ndërsa në garë morën pjesë 68 persona. Votimi do të kryhet në seancën plenare të së enjtes.
Mes tyre janë përzgjedhur 11 emra, që duket se kanë një dakordësi nga PS e PD, duke ruajtur deri diku përfaqësimin edhe politik.
Emrat e propozuar për anëtarë të këshillit janë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Pano Xhixho, Zamira Kita, Robert Budina, Eno Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli.
Këta dy të fundit garojnë për pozicionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues. Më parë ky pozicion mbahej nga Leka Bungo.
Lini një Përgjigje