
Prej më shumë se 4 orësh vijon seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe për katër biznesmenët e tjerë ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masë sigurie.
Deri më tani, kanë përfunduar mbrojtjen avokatët e kryebashkiakut, Ermir Beta dhe Artur Selmani. Avokatët e Veliajt kanë kërkuar shfuqizim të masës arrest me burg ose një masë më të butë sigurie, me argumentin se nuk mund të prishë provat.
I pranishëm në seancë këtë të martë është edhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa avokatja e tij Romina Zano përfundoi me mbrojtjen para Gjykatës dhe kërkoi masë më të lehtë.
Aktualisht po vijohet me mbrojtjen e biznesmenit Shkëlqim Fusha bashkë, si dhe avokatët e Gentian Sulës dhe i Meriman Palushit, pasi vetë biznesmenët nuk janë paraqitur.
Në përfundim të mbrojtjes, Prokuroria e Posaçme do japë qëndrimin e saj sa i përket kërkesave të avokatëve që kanë ankimuar masën.
Seanca e kësaj të marte pritet të zgjasë disa orë, ku më pas gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur më pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin e datës 12 shkurt të GJKKO apo në rast se do ndryshojë vendimin e shkallës së parë.
Lini një Përgjigje