
GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Dënimi i Bllakos do të konvertohet me 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Alqi Bllako nuk ndodhej në seancë për arsye shëndetësore, u përfaqësua nga avokati Eduart Sheko.
GJKKO shpall fajtor Bllakon për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
Bllako shpallet fajtor për korrupsion pasiv në 2 raste, një pagesë prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos për fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të PS dhe punësimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit me ndikim të Bllakos.
SPAK kërkoi për Alqi Bllakon dënimin me 5 vite burg dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike.
Lini një Përgjigje