
Duket se socialistët kanë kyçur gojën para gazetarëve, teksa u pyetën në lidhje me arrestimin e ish ministrit Ilir Beqaj me urdhër të SPAK.
Të pyetur nga gazetarët, socialistët kanë kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj në këtë çështje.
Toni Gogu: Jemi në Kuvend, ne bëjmë ligje. Komentet për arrestimet shkoni në organet ligjzbatuese.
Ulsi Manja: Nuk pyeten politikanët për çështjet e drejtësisë
Deputetët Anila Denaj dhe Pandeli Majku nuk kanë dhënë asnjë koment
Xhemal Qefalia: Po ç’a komenti mund të japim ne.
Edona Bilali: Asnjë koment. Nuk kam asnjë koment.
Ilir Metaj: Asnjë koment.
Nasip Naço: Të flasë drejtësia, të dëgjojmë drejtësinë. Kur flet drejtësia heshtin të tjerët.
Blerina Gjylameti: Nuk komentohet drejtësia.
Elisa Spiropali: Çështje ky ngut, çështje ky zell për të vënë mikrofonat për një çështje që do të sqarohet nga drejtësia.
Eduard Shalsi: Ç’a bëni, si jeni sot.
Mirela Kumbaro: Drejtësia bën punën e vet.
Lini një Përgjigje