TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2026, 07:33

Analisti: Dendias pasuesi i Mitsotakis, ardhja e tij në Shqipëri nuk është rastësore

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Dendias pasuesi i Mitsotakis, ardhja e tij në Shqipëri nuk
Nikos Dendias dhe Edi Rama

Analisti Emilio Çika ka diksutuar vizitën e Nikos Dendias në Shqipëri dhe çështjen e kufijve detarë.

Çika thotë se vizita e ministrit grek Nikos Dendias në Shqipëri nuk është rastësore, duke e cilësuar atë si një emër të mundshëm për të pasuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis në të ardhmen.

Sipas Çikës, Dendias ka një njohje të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke për shkak të eksperiencës së tij si ministër i Jashtëm në qeverinë e parë të Mitsotaqisit.

“Po, Dendias konsiderohet në një të ardhme që mund të jetë edhe zëvendësuesi i Micotaqisit. Pra, ka ardhur një njeri me peshë, ka ardhur një njeri i cili ka patur atë mbi portofolin e Ministrisë së Jashtme në qeverinë e parë të Micotaqisit, mirëdijen e marrëdhënieve dypalëshe. Dhe nuk është aspak rastësore përzgjedhja e tij për të ardhur në Shqipëri, ose që është dërguar nga kryeministri Micotaqis”, tha ai në “Now”.

Analisti nënvizoi se Greqia ndodhet në një moment delikat sa i përket sigurisë rajonale, duke pasur dy çështje të hapura detare, marrëdhëniet me Turqinë dhe mosmarrëveshjen me Shqipërinë.

Sipas tij, Athina kërkon ta zgjidhë këtë çështje përpara anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në mënyrë që problemi të mos mbetet pezull edhe pas integrimit europian të vendit.

“Jemi në një momentum politik, jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm, në radhë të parë për Shqipërinë dhe sigurisht edhe Greqinë. Është edhe aspekti i sigurisë së Greqisë, aspekti i një qetësie që kërkon Greqia. Sepse për t’u mbrojtur 360 gradë, Greqia ka dy probleme në ato që janë kufijtë e saj detarë: Turqia nga njëra anë, që nuk pritet të ketë ndonjë zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë për arsye të mirënjohura, dhe çështja me Shqipërinë.

Të gjitha zonat e saj detare pastaj Greqia i ka të zgjidhura, me të fundit atë që kishte me marrëveshjen me Italinë.

Çdo shtet ka interesat e tij shtetërorë dhe kombëtare të parat. Dhe si rrjedhojë, është momenti i duhur edhe për Greqinë pikërisht për ta zgjidhur këtë çështje tani.

Në qoftë se këtë çështje e lë, dhe Shqipëria në një moment pas 2027-ës, 2029-ës apo 2030-ës arrin dhe futet në Bashkimin Europian, kjo është një çështje që do ngele pezull dhe e mbartur aty”, tha Çika.

dendias pasuesi i mitsotakis

Lini një Përgjigje