TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Maj 2026, 22:31

Ermal Nufi, "agjent" izraelit? Eksperti bën deklaratën e fortë për ministrin e Mbrojtjes: Ka prova serioze

Shkruar nga Pamfleti
Ermal Nufi, "agjent" izraelit? Eksperti bën deklaratën e
Ermal Nufi

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Florian Arapi, ka ngritur dyshime të forta mbi emërimin e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke deklaruar se ai mund të jetë vendosur në këtë post përmes influencës së një biznesmeni izraelit të afërt me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Arapi deklaroi se ekzistojnë dokumente dhe dëshmi publike që sipas tij duhen marrë seriozisht.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Nufi, është një person i cili dyshohet që është vendosur në atë pozicion me influencën e një izraeliti, mik i Ramës në Shqipëri, që quhet Ron Jefet dhe kanë dalë disa dokumente dhe disa dëshmi në publik, të cilat janë për t’u marrë seriozisht përtej besimit të tij. Ka një afërsi me sionizmin në përgjithësi, por edhe këto marrëdhëniet që ai ka pasur me këtë Ron Jefetin dhe këto deklaratat publike që janë bërë të bëjnë që të mendosh që ka diçka të vërtetë dhe ka diçka serioze për të dyshuar në këtë gjë”, deklaroi Arapi.

Duke komentuar vizitën në Tiranë të ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, dhe takimin e tij me homologun shqiptar Ermal Nufi, eksperti ndaloi edhe te zhvillimet gjeopolitike në rajon dhe bashkëpunimi strategjik mes Izraelit, Greqisë dhe Qipros.

Nuk e di në ç’fazë janë, por kanë një marrëveshje për të çuar në Greqi sisteme të mbrojtjes ajrore izraelite për të mbrojtur Greqinë. Të njëjtën gjë edhe me Qipron dhe në një situatë të vështirë ndodhet Izraeli nga luftëra të ndryshme dhe aktorë të ndryshëm në rajon. Aktori të cilit ai frikësohet seriozisht më shumë nga të gjithë të tjerët është Turqia, sepse Turqia është kapacitet, një shtet shumë i madh qoftë në potencialin ushtarak, por edhe në aspektin gjeografik është shumë më afër”, u shpreh Arapi.

Sipas tij, zhvillimet e fundit në rajon dhe afrimi strategjik mes Greqisë, Qipros dhe Izraelit po ndikojnë edhe në raportet me Shqipërinë, ndërsa Athina po shton presionin politik në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit.

ermal nufi izraeli

Lini një Përgjigje